Nga Red Varaku
25 prilli konfirmoi shqetësimet e opozitës se ndryshimi politik në Shqipëri përmes votës është i pamundur, sepse regjimi është aq i kalicifikuar sa nuk lejon zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kështu e vetmja mënyrë për ndryshim politik dhe rikthim të demokracisë mbetet shembja e kollonave të krimit dhe korrupsionit që e mbajnë në këmbë atë dhe kjo vetëm përmes një rruge, përmes Reformës në Drejtësi.
Arrestimi i Lefter Kokës dhe dënimi i Sajmir Tahirit kanë befasuar dhe më skeptikët, sepse kanë rrëzuar jo pak alibinë dhe dyshimet që kjo reformë është e kapur plotësisht nga regjimi, kanë ekspozuar radiografinë e tij për të gjithë opinionin publik dhe pa dyshim do të provokojnë edhe arrestime të tjera ditët dhe javët në vijim.
Ato janë sinjale që ngrehina e korrupsionit, krimit dhe pandëshkueshmërisë do të marrë goditje edhe më të rënda dhe për pasojë do të shembet rreptë mbi kokat e atyre që e kriminalizuan këtë shtet.
Ato paralajmërojnë skenare që tashmë i kemi parë në rajon, identik si ai i Rumanisë apo Kroacisë ku përmes Reformës në Drejtësi ,sistemi politik pësoi një ndryshim radikal.
Nëse kjo vazhdon me këto ritme, pra nëse kemi dhe arrestime të tjera të cilat të gjithë i presim, shumë shpejt do të kemi dhe ndryshimin politik të shumëkërkuar, që do të prodhojë dhe përmbysjen përfundimtare dhe ndëshkimin e elitave të korruptuara, që i kanë kthyer shqiptarët në skllevër të tyre.
Objektiv për të cilin punon dhe synon prej vitesh administrata amerikane dhe që mori formë të prerë përmes urdhërit egzekutiv të Presidentit Biden për rajonin, ku për herë të parë bënte pjesë edhe Shqipëria.
Edhe pse ka ende shumë rrugë përpara le të shpresojmë që këto janë sinjale që paralajmërojnë fillimin e fundit të tranzicionit.