HomeKronikeVrasja e 19 vjeçarit grek/ “Uh, kam bërë një gafë të madhe,...

Vrasja e 19 vjeçarit grek/ “Uh, kam bërë një gafë të madhe, harrova thikën aty”, rrëfehet 23 vjeçari shqiptar: Ja kush mendoj se është autori i vrasjes

spot_img

Pasi u arrestua nga policia greke, 23 vjeçari shqiptar është rrëfyer para hetuesve duke treguar edhe njeriun që vrau 19 vjeçarin grek Alkis. Sipas 23 vjeçarit shqiptar, ai që i dha goditjen fatale me thikë 19 vjeçarit Alkis Kampanos është 21-vjeçari me iniciale G.K.

“Pas ngjarjes u kthyem të gjithë në zyrat e shoqatës në Paleon Patron Germanou dhe aty mbërritën edhe personat e tjerë, mes tyre edhe GK i cili tha para të gjithë: Bëra një gafë të madhe, kam harruar thikën aty”, shprehet 23 vjeçcari.

I riu shqiptar rrëfen më tej se “u nisëm me tri makina nga qendra e Selanikut, në kërkim të tifozëve të tjerë, të cilët, siç e dinim në të kaluarën, kishin plagosur rëndë një shokun tonë,” tha ai, dnërsa shtoi se ai besonte se qëllimi i tyre ishte që thjesht të shaheshin dhe jo se përplasja do të kishte pasoja fatale.

23 vjeçari pretendon se nuk ka marrë pjesë direkt në vrasje: “Kur të gjithë kishim arritur në pikën e përplasjes, u futa menjëherë në makinë dhe lashë derën e shoferit hapur. Më pas dola nga makina, por kur pashë se çfarë po ndodhte u tremba dhe nuk u afrova asnjë moment”, shkruajnë mediat greke. 

Të arrestuarit e tjerë kanë kapur momente në fotografi të 23-vjeçarit si personin që “komandonte” huliganët më të rinj .

Sipas të arrestuarve dy personat, ku njëri mbante një hanxhar dhe tjetri një thikë – nuk thonë dot me siguri se kush po godiste kë. Ata i janë vërsulur 19 vjeçarit dhe e kanë goditur vazhdimisht me thikë, ndërsa siç është bërë e ditur më herët, nga thika është plagosur edhe një nga autorët e vrasjes. Ndërkaq, një tjetër 23 vjeçar shqiptar ndodhet në kërkim për pjesëmarrje në vrasje dhe policia greke dyshon se ai fshihet në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular