BallinaKryesoreRonaldo me 400 milionë ndjekës, a e dini sa fiton për një...

Ronaldo me 400 milionë ndjekës, a e dini sa fiton për një postim?

Vetëm 2 ditë më parë, lajmi që Cristiano Ronaldo u bë i pari person në botë që arrin 400 mln ndjekës ose followers në Instagram mori dhenë dhe u shpërnda shumë shpejt tek lexuesit.

Pas ditëlindjes së tij portugezi arriti këtë numër duke u bërë i vetmi kështu me një numër kaq të madh ndjekësish dhe po ta mendosh në shtator të 2021 ai kishte vetëm 237 milionë të tillë. Pra pothuajse në një vit ka dyfishuar followersat.

Duke qenë në pozicion të tillë, komod duhet thënë sepse përfitimet janë të çmendura, shumë pyesin se sa fiton Ronaldo nga rrjetet sociale…

Llogaritë janë bërë menjëherë dhe është konfirmuar se për një postim në Instagram, në xhepin e Ronaldos shkojnë 2 milionë Euro. Wow, çmenduri!

Pra një postim i tij i jep një përfitim 3 herë më shumë se paga javore që merr te Man. United çka konfirmon se është një nga sportistët më të pasur të planetit.

Gjithsesi edhe postimet janë të kujdesshme dhe jo te shpeshta, ku Ronaldo zakonisht shfaq momente me familjen, udhëtime, stërvitje apo momente me partneren e tij./Ora News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular