BallinaSportVIDEO/Broja shënon dhe jep spektakël, Sauthemptoni mund Totenhemin e Kontes në transfertë

VIDEO/Broja shënon dhe jep spektakël, Sauthemptoni mund Totenhemin e Kontes në transfertë

Armando Broja nuk ndalet më. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka lënë pas dëmtimin që pësoi në Kupën FA dhe është kthyer me gol në kampionatin anglez, duke ndihmuar Sauthempton të fitonte 3-2 një ndeshje të jashtëzakonshme në transfertë ndaj Totenhem

Broja, i cili pësoi dëmtim në Kupën FA dhe mungoi në stërvitje gjatë kësaj jave, e nisi ndeshjen me vrull dhe ndonëse Totenhemi shënoi i pari, arrit të barazonte shifrat me një devijim instinktiv në zonë. Më pas, sulmuesi shqiptar kishte mundësi të tjera për të shënuar, në një sfidë ku skuadra e tij vuri në vështirësi të mëdha skuadrën e Kontes.

Vendasit arritën të shënonin golin e avantazhit me Son mes protestave, pasi aksioni nisi me një faull të dukshëm ndaj Brojës. Por kjo nuk dëshpëroi ekipin e Sauthempton, që rrezikoi fillimisht me Brojën t’i afrohej barazimit, e më pas përmbysi sfidën me golat e Eljonusi dhe Adams brenda dy minutash, për të siguruar një fitore të jashtëzakonshme 3-2 në Londër.

Kështu, ekipi i largohet edhe më shumë zonës së ftohtë të klasifikimit, ndërsa Broja regjistron një tjetër gol që e kthen në vëmendjen e opinionit sportiv në Angli, ku shihet si një nga talentet më premtues.

TOTENHEM–SAUTHEMPTON 2-3
18′ (ag) Bednarek, 70′ Son / 23′ Broja, 80′ Eljonusi, 82′ Adams

82′ Goli i Adams.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular