BallinaKryesorePrezantimi i kandidatit të PD, Grida Duma nga Durresi: Sot hapim fushatën...

Prezantimi i kandidatit të PD, Grida Duma nga Durresi: Sot hapim fushatën me mbështetjen e më të mirëve! Do t’i japim Durrësit fitoren!

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatin e Bashkisë së Durrësit Luan Hoti, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsi

Nënkryetarja e PD Grida Duma, në fjalën e saj tha se Partia Demokratike sot hap fushatën me mbështetjen e më të mirëve dhe më qëndrestarëve.

“Jemi bashkë me kolegë, me miq dhe ata që janë palca kurrizore dhe mbështetja më e madhe. Natyrshëm ka entuziazëm. Të gjithë bashkë do t’ japim Durrësit fitoren. Gjithçka nis me njerëzit. Tashmë ne e dimë që me njeriun e duhur bëhen gjërat e duhura. Ne e dimë që gjithçka nis nga njerëzit, kam krenarinë të them sot se PD ka trupën më dinjitoze të kandidatëve, më të papërlyer, më të paprekshme nga korrupsioni dhe kjo është fillimi i një arritje të madhe. Unë  e di që të gjithë keni vuajtur një bashki që jo vetëm nuk i ka shërbyer durrsakëve , por edhe  i ka ofenduar. Që u gjithë stafi i bashkisë, të jetë bandë, vandal, ajo kandidatja është një njeri që është marrë peng nga ai klani dhe i përgjigjet atij klani, por kjo nuk do të thotë që këta të marrin peng Durrësin. Patjetër kemi përballë një betejë të njerëzve non-grata që nuk hyjnë dot në institucionet e këtij vendi, dhe në do të tregojmë se më në fund do të kemi në krah njerëz të vlerave të vërteta. Sot kemi një çelës të madh në dorë, çelësin e të vërtetës”, tha Duma.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular