BallinaBota“Mbi 100 mijë ushtarë në kufij”/ Ukraina kërkon mbledhje urgjente me përfaqësuesit...

“Mbi 100 mijë ushtarë në kufij”/ Ukraina kërkon mbledhje urgjente me përfaqësuesit e Rusisë! Ja kërkesa e Kievit

spot_img
spot_img

Ukraina ka kërkuar një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Rusisë dhe disa shteteve të tjera europiane të cilat janë vende kyç për sigurinë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba deklaroi se Rusia i ka injoruar të gjitha kërkesat për të shpjeguar grumbullimin e forcave ushtarake ruse në kufi.

Duke u nisur nga kjo, ministri thotë se hapi i radhës është një takim me Rusinë, brenda 48 orëve ku do të kërkohet transparencë e plotë për planet e Moskës.

Deri më tani, Rusia i ka mohuar të gjitha informacionet për një pushtim të mundshëm të Ukrainës, pavarësisht se në kufi janë vendosur rreth 100 mijë trupa ushtarake.

Disa shtete perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia po planifikon një sulm në Ukrainë, teksa SHBA thekson se ofensiva do të fillojë përmes bombardimeve nga ajri.

Në mes të këtyre tensioneve, shumë shtete u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që jetojnë në Ukrainë, që të largohen sa më parë të jetë e mundur duke kontaktuar ambasadat e huaja.

Duket se SHBA i ka marrë masat pasi pritet që të tërheqë të gjithë personelin diplomatik nga Kievi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular