Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar vetëm një ditë pasi humbi zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit. Gazetari i Panorama, Mariglen Kume mëson se Basha ka deklaruara para deputetëve se “6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosëm para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje”.
Po ashtu Basha ka deklaruar se rezultati i këtyre zgjedhjeve ka qenë larg pritshmërive.
Gjatë mbledhjes ka pasur edhe debate dhe diskutime. Deputetja Ilda Dhori ka deklaruar se duhet të hapen zgjedhjet në parti.
Ndërkohë deputeti tjetër, Helidon Bushati është shprehur se “duhet zgjedhje përtej egove tona. Duhet kongres pajtimi”.
Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhen organet e tjera të partisë për të diskutuar për situatën politike.
Gjate dites se sotme, Basha eshte pyetur nga gazetaret nëse do të jepte dorëheqjen pas rezultateve të ulëta, por ai u shprehet se “kushdo që më kërkon të braktisë betejën time, për përshpejtimin e reformimit të PD-së dhe reformës zgjedhore, do të zhgënjehet”.
Kujtojmë që në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Partia Demokratike nuk arriti të fitojë asnjë kryetar bashkie. Pesë u fituan nga Partia Socialiste dhe bashkie e Shkodrës u fitua nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia.
… [Trackback]
[…] Find More here to that Topic: startnews.news/2022/03/07/basha-ne-mbledhjen-e-grupit-te-pd-6-marsi-ishte-kurth-ne-u-vendosem-para-detyrimit-deputeti-demokrat-duhet-kongres-pajtimi/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: startnews.news/2022/03/07/basha-ne-mbledhjen-e-grupit-te-pd-6-marsi-ishte-kurth-ne-u-vendosem-para-detyrimit-deputeti-demokrat-duhet-kongres-pajtimi/ […]
Comments are closed.