BallinaAktualitetGazetari shpjegon arsyen pse shqiptarët e paguajnë 1 litër naftë 270 lekë

Gazetari shpjegon arsyen pse shqiptarët e paguajnë 1 litër naftë 270 lekë

Gazetari Bardh Sejdarasi thotë se ka një metodologji të përcaktuar me ligj për vendosjen e çmimit të një litër naftë.

Kompanitë që tregtojnë hidrokarbure, tha ai, në momentin që bëjnë importim, ligji i detyron që të sigurojnë 1/3 e produktit si rezervë sigurie strategjike.

Pikërisht kjo rezervë tha ai eliminon goditjen në kriza të tilla siç po kalojmë sot ku çmimi i naftës është rritur me 50% në një javë.

“Kjo rezervë ka dy efekte; zbut çmimet në treg dhe për efekt të shtetit sepse shtetit në çdo rast duhet të ketë një minimum produkti jo vetëm për karburant por për të gjithë produktet”, tha Sejdarasi.

Kjo tha gazetari nuk ka të bëjë me magazinat doganore, por për zona të lira ekonomike si Petrolifera dhe Porto Romano.

“Në Petrolifero dhe Porto Romano ka sasi të mjaftueshme karburanti që nuk mund ta pyesin krizën”, tha Sejdarasi.

Ai tha se janë vetëm dy kompani që kanë importuar “naftën e luftës” dhe sipas tij çmimet janë abuzive.

==

“Deri në fund të shkurtit çmimi i zhdoganimit të naftës është 68 lekë për litër”, tha Sejdarasi

Në doganë tha gazetari paguhet akciza dhe TVSH dhe çmimi arrin në 97 lekë.

“Ju thoni si ka mundësi që nga 97 lekë shkoi në 193 kur nisi kriza dhe 270 sot?”, shtoi ai.

Gazetari tha se tek çmimi i zhdoganimit ka jo vetëm taksa por edhe tarifa që i përfitojnë 3 shoqëri koncesionare.

Në çmimi shtohet dhe taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër dhe karbonit, 3 lekë, që paguhen në çdo litër naftë që blihet.

“Nëse i shtojmë të gjitha taksat dhe tarifat që janë 13 në total dhe merren të gjitha tek pika e karburantit. Nëse i zbresim të gjithë këto taksa dhe tarifa, Shqipëria del me çmimin më të ulët të naftës në rajon”, tha ai.

Gazetari shtoi se dhe në rastin e gruri në periudhën janar-shkurt është importuar sasi e barabartë me sasinë që është konsumuar gjatë gjithë 2021./euronews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular