BallinaKryesoreMagji që e dhuron vetëm Liga e Kampioneve! SuperBenzema kualifikon Realin me...

Magji që e dhuron vetëm Liga e Kampioneve! SuperBenzema kualifikon Realin me përmbysje ndaj PSG-së

Duket se Champions League është një habitat i Real Madrid. Mbretërorët kanë treguar edhe njëherë se janë favorit në këtë kompeticion, duke mposhtur me rezultatin 3-1 PSG, edhe pse parisienët arritën të fitonin në Francë me rezultatin 1-0.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Kylian Mbappe në minutën e 13-të, por goditja e tij u ndal nga Thibaut Courtois.
Pas tij rrezikoi Karim Benzema në minutën e 25-të, por Gio Donnarrumma bën një pritje të madhe.
Në minutën e 34-të Mbappe shënoi, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas disa rasteve të humbura nga Kylian Mbappe, francezi ishte i saktë në minutën e 39-të. Ai mori një top nga Neymar jashtë zone dhe arriti të shënonte për të vendosur rezultatin në 0-1.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve që dukeshin në rrugë të mbarë për të kaluar në çerek-finale.

Kjo pasi edhe pjesën e dytë e nisën më mirë dhe rrezikonin më shumë.
Por Real Madridi arriti të barazojë rezultatin në minutën e 61-të, ku një gabim i Gio Donnarummas bëri që Karim Benzema të përfitojë për të shënuar për 1-1.
Ky gol ia ktheu besimin mbretërve, që filluan sulmet për ta gjetur golin e epërsinë, por që do të barazonin shifrat nga dy ndeshjet.

 

 

Në minutën e 76-të, Karim Benzema arriti të shënojë sërish pas një pasimi të bukur të Luka Modric për 2-1.
Pa kaluar mirë tre minuta, në minutën e 78-të, Benzema përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e parisienëve për të shënuar për 3-1, duke i dhënë epërsinë mbretërve pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Real Madridi iu gëzua kualifikimit në çerekfinale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular