BallinaAktualitetKomisioni i Rithemelimit të PD shtyn mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, ja arsyet...

Komisioni i Rithemelimit të PD shtyn mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, ja arsyet dhe data që është caktuar

Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit  Kombëtar në datën 30 prill. Me anë të një njoftimi është bërë e ditur se vendimi vjen pas zhvillimeve të fundit politike dhe të zgjedhjeve të 6 marsit, ku Koalicioni Shtëpia e Lirisë fitoi bashkinë e Shkodrës.

Ne njoftim thuhet se në mbledhjen e datës 10 mars, ky komisioni mori disa vendime, mes tyre edhe shtyrja e datës se mbajtjes se Kuvendit Kombëtar.

Ky Komision vendosi të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë dhe te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces që sipas Komisionit ishte frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve.

Njoftimi i plote

Komisioni i Rithemelimit të PD në mbledhjen e datës 10 mars, pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, falenderon kandidatët e Shtepisë së Lirisë dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale.

Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit gjithashtu vendosi:

Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale,

Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve,

Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.

Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit  Kombëtar në datën 30 prill.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular