BallinaKryesoreShpërthimi i protestave qytetare, Bujar Leskaj: Shoqërimi i qytetarëve në komisariate tregues...

Shpërthimi i protestave qytetare, Bujar Leskaj: Shoqërimi i qytetarëve në komisariate tregues i frikës së këtij regjimi

Nga Bujar Leskaj

Protestat janë i vetmi mjet që të kujtohemi se jetojmë në demokraci!

Dhe sot në Shqipëri, vetëm protestat na kanë ngelur për t’u përballur me këtë sekt armiqësor ndaj shqiptarëve, për t’u përballur me korrupsionin galopant, shtrenjtësinë e jetës, abuzimin dhe varfërimin e tejskajshëm të shqiptarëve.
Mosbindja civile dhe protestat janë mjete demokratike për të refuzuar çdo formë të qeverisjes dhe vendimmarrjeve diktatoriale dhe tregues i shëndetit të shoqërisë dhe, si të tilla, një ndër gjërat më të mira që mund t’i ndodhin një shoqërie demokratike.
Por, në ditën e dytë të protestave pashë skenat ku arrestoheshin qytetarë dhe aktivistë, të cilët me sinqeritet, guxim dhe qytetari, bënë atë që duhet të bënte opozita: Protestuan për të drejtat e tyre dhe kundër këtij sekti!
Shoqërimi i qytetarëve në komisariate është jo vetëm gabim, por edhe tregues i frikës së këtij regjimi. Policia duhet të tregojë vetëpërmbajtje, të dalë mbi presionet politike dhe mos të kërcënojë të drejtën themelore të protestës.
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit të mos kompromentojë të ardhmen dhe karrierën e tij, duke ndaluar e arrestuar protestues paqësorë, të cilët nuk protestojnë vetëm për vete, por për të gjithë shqiptarët, për të gjithë Shqipërinë!
Pikërisht këtë gjë kërkova në fund të fjalës sime sot në Kuvend.
Protestat janë tregues i një shoqërie të shëndetshme!
Dhe ato duhet të vazhdojnë!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular