BallinaAktualitetVIDEO/E pabesueshme, pamjet ku 5 emigrantët fshihen brenda bagazhit të makinës

VIDEO/E pabesueshme, pamjet ku 5 emigrantët fshihen brenda bagazhit të makinës

Mënyra nga më të ndryshmet përdoren për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të tjera. Rasti më i fundit është goditur në Korçë ku janë arrestuar 2 persona që kanë tentuar të kalojnë jashtë kufirit 5 emigrantë të paligjshëm.

Siç shihet nga pamjet emigrantët janë akomoduar edhe në bagazhin e makinës tip Benz.

Deklarata e Policisë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.
Goditet 1 tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. H., 35 vjeç dhe H. F., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e policisë rrugore kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasit e mësipërm, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit ju kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular