BallinaAktualitetVrau Klodianin, prokuroria kërkon 12 vite burg për policin, Qazim Rasha: Jam...

Vrau Klodianin, prokuroria kërkon 12 vite burg për policin, Qazim Rasha: Jam përballë një padrejtësie

Prokuroria kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-policin Nevaldo Hajdaraj për vrasjen e Klodian Rashës.

Gazetari Ermal Vija raporton se Qazim Rasha, babai i Klodianit, u shpres se është përballë një padrejtësie.

“Jam një prind përballë një padrejtësie dhe ju, gjyqtarët jeni ata që duhet ta vendosni atë për të më lehtësuar edhe mua. Pretendimet e avokatëve dhe të pandehurit për rrezik, janë lojëra dhe një telenovelë që s’e beson asnjëri, ato nuk qëndrojnë”.

Ishin orët e para të mëngjesit të datës 8 Dhjetor 2020, (Dita Kombëtare e Rinisë) kur 25 vjeçarit Klodian Rasha iu ndërpre jeta në mes, në lule të rinisë, nga efektivi Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit po patrullonte bashkë me kolegun e tij nga Zogu i Zi në drejtim të sheshit “Shqiponja”, kur në anë të rrugës vune re 25-vjeçarin, të cilin tentuan ta ndalonin. Klodiani nisi  të vraponte për të shkuar në rrugicën e shtëpisë, ndërsa efektivët po e ndiqnin, derisa e qëlluan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular