BallinaAktualitetVIDEO/ Publikohen pamjet e arrestimit të këngëtares shqiptare Elsa Lila, momenti kur...

VIDEO/ Publikohen pamjet e arrestimit të këngëtares shqiptare Elsa Lila, momenti kur shfaqet me pranga në duar

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e arrestimit të këngëtares shqiptare Elsa Lila gjatë operacionit për goditjen e një grupi italo shqiptar që merrej me trafik droge në Romë.

Publikohet video e momentit të arrestimit të këngëtares Elsa Lila, si llogaritare e grupit të trafikut të drogës në Itali.

Policia italiane ka shkatërruar më 16 mars një organizatë italo-shqiptare që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në Itali. Mes të hetuarve, spikat edhe emri i këngëtares shqiptare Elsa Lila, e cila sipas mediave italiane, ishte llogaritarja e grupit.

Mes të dyshuarve figurojnë edhe emrat e shqiptarëve pranë klanit Guarnera: boksieri Petrit Bardhi, i njohur më mirë si “Titty”, miku i Arben Zogut “Riccardino”, i cili me një tjetër boksier, gjithashtu shqiptar, Orial Kolaj, i përket kësaj bande. grupi i Ponte Milvio-s, ajo e lidhur me Fabrizio Piscitelli-n, ‘Diabolik’ dhe koka ultras të Lazios u qëlluan për vdekje në vitin 2019 teksa ishte në Parco degli Acquedotti. Por jo vetëm, pjesë e këtij rrjeti ishte dhe këngëtarja shqiptare, Lila Elsa, që jeton prej vitesh në Itali.

Në pamjet e publikuara ajo shfaqet me pallto të zezë dhe një kapuç rozë në kokë ndërsa policia italiane ka mbuluar fytyrën e saj për shkak se çështja është ende në fazë hetimi.

Elsa Lila kishte rolin e financieres së grupit kriminal prej 13 personash, nga të cilët deri më tani janë arrestuar vetëm 9.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular