BallinaAktualitetZbulohen në një banesë 4000 objekte të trashgimisë kulturore, një i arrestuar

Zbulohen në një banesë 4000 objekte të trashgimisë kulturore, një i arrestuar

Rreth 4000 objekte një pjesë e mirë e të cilave dyshohet të trashgimisë kulturore, janë zbuluar në një banesë në Tiranë. Operacioni është kryer nga specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë pas një informacioni dhe verikimesh disa ditore.

Gazetarja Klodiana Lala, tha për ‘Balkanëeb’ se vijon puna bashkë  me Ministrinë e Kulturës për iventarizimin e tyre dhe përcaktimin e atyre që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe përcaktimin e objekteve ku janë marrë apo vjedhur si kishat ortodokse në Shqipëri Greqi e Maqedoni!

Në pranga mësohet se ka përfunduar një shtetas me inicialet A.K, i arrestuar më parë për trafikim veprat të trashgimsë kulturore.

Ndër objektet e sekuestruara janë pjesë ikonostasesh nga objekte të vjetra kulti, objekte etnografike, objekte të artit pamor, Objekte kulti Liturgjike, libra të vjetër, Kodik, Skrivane dhe mobilje të vjetra EPITAFE, etj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular