BallinaAktualitetArrestimi i Elsa Lilës për trafik droge/ Si u vra e ëma...

Arrestimi i Elsa Lilës për trafik droge/ Si u vra e ëma e saj dhe motivi i ekzekutimit që ka mbetur mister që prej 1997-s

Këngëtarja Elsa Lila e cila u arrestua të mërkurën nga policia italiane për trafik droge, ishte vetëm një adoleshente kur u ngjit në skenën e Festivalit në RTSH në vitin 1996 me këngën e saj fituese “Pyes lotin”.
Fëmijëria e vetë Elsës u trondit kur ajo humbi nënën e saj, violinisten Eva Vishaj në vitin 1997, viti i trazirave të mëdha. E ëma e Elsa Lilës u qëllua me plumb në kokë. Si autor i dyshuar i kësaj vrasjeje u akuzua Albenc Ago. Eva Vishaj punonte si kameriere në lokalin “Juna”, që ndodhej në cep të parkut Rinia dhe në afëri të godinës kur dikur ndodhej Ministria e Mbrojtjes.

Eva Vishaj ishte e divorcuar dhe jetonte me fëmijët në një apartament me qira në afërsi të rrugës “Bardhyl”. Familjarët  saj mësohet se kishin njohje me pronarët e lokalit duke i mundësuar edhe Evës punësimin në këtë biznes.

Ndërsa motivi i vrasjes së saj nuk u zbulua asnjëherë plotësisht. Kjo vrasje shënjoi edhe vetë jetën e Elsa Lilës e cila pas triumfit në festivalin e RTSH-së, u largua drejt Italisë për të vijuar jetën dhe karrierën drejt Italisë, ku kulmin e saj e arriti me pjesëmarrjen në Sanremo.

Si ndodhi vrasja e nënës së Elsa Lilës

Vrasja e Eva Vishajt, ndodhi më 23 maj 1997, kur ajo u gjet e pajetë, e qëlluar me një plumb në kokë pranë kilometrit të 29-të, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Nga hetimet mbi këtë ngjarje të cilat u rihapën vite më vonë, konkretisht në vitin 2004, Prokuroria akuzoi Albenc Agon si autor të vrasjes. Ago u gjykua në mungesë dhe më 1 dhjetor të vitit 2005, treshja e gjyqtarëve e kryesuar nga gjyqtari Gjin Gjoni e shpallën fajtor Albenc Agon për akuzën e “vrasjes me dashje” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”.

Ai u dënua me 20 vite burg. Gjykata arsyetonte në vendimin e saj se: “Personat që njiheshin me të, po atë ditë e kanë parë viktimën Eva Vishaj në makinë tip ‘Mitsubishi’, ngjyrë qielli, që po udhëtonte në drejtim të Rrugës së Elbasanit pikërisht tek Liceu Artistik, makinë që po drejtohej nga ana e të pandehurit Albenc Ago dhe që midis të dyve rezultonte se kishte marrëdhënie të acaruara, fakt që është vënë re nga ana e këtyre dëshmitarëve”.

Pasi u dha vendimi, Albenc Ago u arrestua në Itali dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë, ndërsa në  maj të vitit 2008, Gjykata e Tiranës pranoi rivendosjen në afat të dosjes. Pas rishqyrtimit të dosjes më 17 dhjetor 2008, Apeli la në fuqi vendimin me 20 vjet burg. Ndërsa rekursi nga ana e Agos nuk u pranua nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Ago më vonë iu drejtua edhe Gjykatës Kushtetuese, e cila në nëntor 2012 e riktheu dosjen për rishqyrtim në Apel.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular