PD tregon rrjetën e merimangës korruptive të inceneratorëve.
Gjatë konferencës për shtyp të drejtuar nga kryetarja e komisionnit hetimor dhe nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, prezantoi përpara shqiptarëve skemën e operimit të kompanive që kanë përfituar kontratat me vlerë 430 mln euro.
“Skema, që ju e shihni këtu, është ajo e lidhjes së tre personave që kanë krijuar mbi 40 kompani (por që ne nuk I kemi paraqitur të gjitha). Të gjithë të punësuarit në kompanitë e inceneratorëve janë njerëz të lidhur me njëri tjetrin përmes lidhjeve miqësore dhe historike mes tyre. Mirel Mërtiri njihet me Zoton, të dy udhëtojnë me Ahmetaj dhe Gjiknurin, më pas Gugallja hap një kompani që gjithë punimet ia jep po Zotos. Më pas krijojnë kompani auditimi me njerëz që janë këshilltarë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, e më tej administratorët janë po ashtu qytetarë që kanë punuar në kompanitë e zv.kryeministrit aktual, apo në kompanitë e Mërtirit dhe Zotos.” U shpreh Tabaku ndërsa prezantonte skemën e publikuar.
Ajo këmbënguli që SPAK nuk duhet t’i trajtojë më këto çështje si të izoluara por si një çështje e vetme dhe duhet t’i bashkojë këto tema sidomos tanimë që ka një kallëzim të qartë nga PD ku shpjegohet lidhja.
Partia Demokratike ka ngritur akuzën se pas skemës së inceneratorëve është një grup i strukturuar kriminal dhe ka dorëzuar në SPAK një kallëzim final me 50 persona të akuzuar.
PD: Dëmi ekonomik shkaktuar nga tre inceneratorët, 70.4 mln euro
Tabaku: Rama po shpërblen me lekët e buxhetit duke indeksuar tarifën ndaj inceneratorëve
Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, u shpreh se sot Edi Rama po trajton inceneratorët dhe pronarët e tyre njësoj si pensionistët.
“Për ta kuptuar shqiptarët; nëse sot qeveria ka vendosur që të indeksojë pensionet aq sa është norma e interest, për 1/3 e pensionistëve, ka vendosur gjithashtu që të paguajë para ekstra nga taksat e juaja për t’I paguar në indeksim koncesionarit të inceneratorëve”
Përgjigja është në këtë padi thuajse 90 faqe, u shpreh Tabaku ndërsa shpaloste mënyrën se si kanë vepruar qeveritarët për të favorizuar tre persona me duar në xhepa, që përmban emrat e atyre që në formën e një grupi të strukturuar criminal kanë organizuar një vjedhje dhe abuzim perfekt me fondet e buxhetit të shtetit. Kanë organizuar procedura që nuk ekzistojnë në ligj, kanë shkelur parimet ligjore të ruajtjes së financave publike dhe kanë ushtruar autoritetin e tyre në kurriz të buxhetit dhe taksave për të përfituar 3 persona me duar në xhepa.
Tabaku kerkese SPAK: Te hetoje pagesat qe jane bere jashte Shqiperise dhe perfshirjen e Arben Ahmetajt.