HomeKronikePo priste dru me motorsharrë pema e zë poshtë, humb jetën 50...

Po priste dru me motorsharrë pema e zë poshtë, humb jetën 50 vjeçari në Bulqizë

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një 50 vjeçar, i cili ka qenë duke prerë dru në pyll, ku pema e rrëzuar e ka zënë poshtë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë ku është aksidentuar në punë e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Rr. T., 50 vjeç.

Sipas policisë 50 vjeçari së bashku me shtetasin E. S., duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit ‘Ah’ gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e me njëhershme.

“Më datë 17.03.2022, rreth orës  15.00,  në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë është aksidentuar e për pasojë ka gjetur vdekjen  e menjëhershme shtetasi Rr. T., 50 vjeç,  banues në Bllacë, Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se ky shtetas së bashku me shtetasin E. S.,  duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit ‘Ah’ gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur  në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e me njëhershme’, thuhet në njoftimin e policisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular