Një 37-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, ndërsa dyshohet se ai është vetëvarur.
S.K. është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.03.2022, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. K., 37 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.