Panorama.al ka mësuar të tjera detaje në lidhje me sherin mes dy personave në lagjen e romëve në Kombinat, ku për pasojë ata mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital
Sipas burimeve të Panorama.al, të plagosur me sende të forta kanë mbetur shtetasit Arjan Shtëmbari dhe Edison Gashi, ndërsa policia thotë se Shtëmbari ka qëlluar edhe me armë zjarri.
Konflikti mes tyre ka ndodhur në rrugën “Llambi Bonata” dhe dyshohet për motive të dobëta.
Ndërkohë aktualisht policia ka shoqëruar dhe tre persona që dyshohet se kanë qenë prezent.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 20.03.2022, në Kombinat, janë konfliktuar shtetasi A. Sh., 60 dhe E. G., 43 vjeç.
Gjatë konfliktit, këta dy shtetas, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, dhe dyshohet se shtetasi A. Sh., ka qëlluar me armë zjarri.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.
Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.
Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.