HomeBotaTurqia para udhëkryqit/ Zbulohet kërkesa e SHBA-ve që do e kthente Ankaranë...

Turqia para udhëkryqit/ Zbulohet kërkesa e SHBA-ve që do e kthente Ankaranë kundër Putinit

spot_img

Në një kohë kur Ankaraja po përpiqet të luajë rolin e ndërmjetësit në bisedimet e armëpushimit Rusi-Ukrainë, kontaktet mes Uashingtonit dhe Ankarasë janë intensifikuar më tej

“New York Times” raporton se SHBA-të i kanë bërë një propozim të rëndësishëm Turqisë, duke  i kërkuar të dërgojë në Ukrainë  funksion të mbrojtjes ajrore pikërisht sistemet ruse S-400, të cilat janë blerë e posedohen nga Ankaraja.

Uashingtoni e ka bërë këtë kërkesë  në këmbim të kthimit të Turqisë në programin F-35, nga i cili u përjashtua pikërisht sepse kishte proceduar me blerjen e S-400 rus.

Nëse Turqia do ta pranonte këtë kërkese, kjo do të përbënte një kthesë të rëndësishme, pasi Ankaraja zyrtare do të pozicionohej tashmë krah Ukrainës, dhe mardhëniet me Rusinë do të lëkundeshin.

Sipas David Sanger, gazetar  i New York Times,  propozimin përkatës amerikanët tashmë ia kanë komunikuar palës turke, e cila megjithatë nuk e ka komentuar (deri më tani), as nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

“Propozimi ndaj Turqisë për të furnizuar Ukrainën me sistemet ruse kundërajrore S-400 do të testonte se sa i gatshëm është një aleat i NATO-s për mbështetje ndaj Ukrainës”, raportoi New York Times.

Ideja lindi kur zv/Sekretarin i Jashtëm Wendy R. Sherman vizitoi Turqinë dy javë më parë.

Një tjetër zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA e dinin se propozimi do të zemëronte Vladimir Putin.

“Ukraina po përdor tashmë dronët e prodhimit turk, por Turqia është e shqetësuar se dhënia i sistemeve kundërajrore mund ta bëjë vendin një objektiv të zemërimit rus. Në të njëjtën kohë, trajektorja rritëse e Turqisë mund të jetë e rëndësishme,” thuhet në artikull.

Gazeta kujton se administrata Trump e përjashtoi atë nga programi luftarak F-35 – në të cilin ajo ishte edhe blerëse dhe prodhuese e pjesëve për avionë të avancuar – pas blerjes së S-400.

“Një marrëveshje për vendosjen e sistemeve kundërajrore në Ukrainë mund të hapë derën për riintegrim në programin F-35”, tha gazeta.

Së fundi, New York Times raporton se Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë, ashtu si edhe ambasada turke në Uashington.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular