HomeAktualitetDita Botërore e Sindromës Down/ Posta Shqiptare solidarizohet me kauzën dhe mirëpret...

Dita Botërore e Sindromës Down/ Posta Shqiptare solidarizohet me kauzën dhe mirëpret në Galeri të rinjtë

spot_img

Dita Botërore e Sindromës Down/ Posta Shqiptare solidarizohet me kauzën dhe mirëpret në Galeri të rinjtë

Në Ditën Botërore të personave me Sindromën Down, Posta Shqiptare ftoi në ambientet e Galerisë të rinjtë e qendrës “Jonathan Center”, për të parë nga afër pullat postare.

Ata u mirëpritën nga Administratori i Postës Shqiptare Ervin Bushati, i cili kreu me ta një tur nëpër të gjithë Galerinë, për t’i njohur të rinjtë me historinë e vendit të tyre.

Në mbyllje të këtij mini-turi ata panë dhe një dokumentar të shkurtër historik, sërish po rreth pullave postare.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Administratori Ervin Bushati bëri thirrje për solidaritet, dashuri dhe përkrahje, për t’i ndihmuar të zhvillojnë potencialet e tyre drejt një shoqërie të barabartë.

Bushati nuk la gjithashtu pa falenderuar mësuesit dhe prindërit për misionin fisnik në mbështetje të tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular