HomeKronikeEMRAT/Tërmeti, merren të pandehur ndertuesit e “Rafaelos”! Çfarë thuhet në dosjen hetimore

EMRAT/Tërmeti, merren të pandehur ndertuesit e “Rafaelos”! Çfarë thuhet në dosjen hetimore

spot_img

Një pallat 8-katësh, ndërtuar nga dy firma që iu përkasin dy njerëzve të njohur si biznesmenë në vendin tonë, ka çuar në gjykatë plot 11 persona në një dosje të vetme.

Prokuroria e Tiranës, që ka hetuar gjatë ndërtimin e këtij objekti pa shumë prej elementeve bazë që i duheshin një ndërtimi, i ka vënë nën akuza të ndryshme dhe të shumta të pandehurit, ndërkohë që dosja e tyre është përfunduar dhe i është nisur gjykatës për të vijuar procesin e shqyrtimit gjyqësor.

Bëhet fjalë për biznesmenen Vjollca Hoxholli, e cila ka qenë pjesë e dosjeve edhe më herët për shkak të mashtrimit. Po ashtu, si i pandehur bëhet me dije se është marrë edhe administratori i firmës “Rafaelo”, Mark Gjinaj. Prokuroria në hetimet e saj pretendon se këta dy persona, bashkë me 9 të tjerë, kryesisht zyrtarë të Komunës së Kasharit, kanë falsifikuar dokumentet në lidhje me objektin që kanë ndërtuar, i cili ka rezultuar pa asnjë kusht të plotësuar teknik. Ndërkohë që Hoxholli akuzohet për tri vepra penale, mësohet se Gjinaj, biznesmeni i njohur pukjan, është nën akuzë për 2 vepra penale. Prokuroria bën me dije se Hoxhollit iu kanë marrë të pandehur si person juridik edhe dy kompanitë që ajo administron, konkretisht “Jon” dhe “Gora”.

DOSJA

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë për seancë paraprake grupin e dytë të të pandehurve të akuzuar për dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. E pandehur në këtë çështje është biznesmenia Vjollca Izeti Hoxholli, e cila ka mbi supe nga Gjykata e Tiranës edhe dy dënime te tjera, pasi është shpallur fajtore për mashtrim. Kësaj radhe Hoxholli akuzohet për 3 vepra vepra penale, të mashtrimit, falsifikimi të dokumenteve dhe fshehje të të ardhurave.

Së bashku me të, prokuroria ka marrë të pandehur si person juridik edhe dy kompanitë e administruara prej saj, kompaninë “Jon” dhe “Gora” – edhe këto të akuzuara për mashtrim dhe fshehje të të ardhurave.

Një tjetër person i marrë i pandehur është Mark Gjinaj, administrator i kompanisë “Rafaelo 2002”, si dhe shoqëria “Rafaelo 2002”, që akuzohen për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe të mashtrimit. I pandehur është marrë edhe shtetasi Artur Skela, i akuzuar për shpërdorim detyre. Për 8 persona të tjerë të hetuar gjatë kësaj periudhe për shpërdorim detyre, të cilët janë kryesisht zyrtarë të Komunës Kashar, Hodio Gjoni, Shefqet Doda, Anila Harxhi, Reiz Muça, Agim Yzo, Lirim Heqimaj, Faik Fejza dhe Mehmet Felai, Prokuroria kërkon në Gjykatë pushimin e hetimeve, pasi vepra penale për të cilën ata akuzohen është parashkruar.

Në dosjen hetimore në Gjykatë, Prokuroria thekson se hetimet nisën pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti te një objekt 8-katësh, ndërtuar nga kompanitë e dy subjekteve Vjollca Izeti Hoxholli dhe Mark Gjinaj, pasi nuk përmbushte asnjë nga kushtet teknike të ndërtimit, si dhe nuk kishte një studimi sizmologjik të lëshuar nga Instituti Sizmologjik.

Sipas ekspertëve, të cilët u caktuan nga prokuroria në dosjen e sekuestruar, nuk ka asnjë dokument për zbatimin e projektit, ndërsa akti u kolaudimit është i falsifikuar. Sa i takon cilësisë së betonit, ekspertët kanë përcaktuar se marka e betonit nuk ka qenë ajo e kërkuar nga projektuesi. Gjithashtu, Vjollca Hoxholli, sipas prokurorisë, rezulton se nuk ka paguar që nga viti 2014 deri në vitin 2019 tatime, sigurimet shëndetësore dhe as taksat e tjera dhe, për këtë, do të gjykohet edhe për fshehje të ardhurash.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular