Debat i ashpër në emisionin “Opinion”, mes profesorit Mark Marku, i cili u dorëhoq nga mandati si deputet i PD pas fitores në Lezhë dhe Çlirim Gjatës e Oerd Bylykbashit, teksa po diskutohej për situatën në PD pas dorëheqjes së Lulzim Bashës
Marku i është kthyer Gjatës duke i thënë se s’ka as “përgjegjësinë e fjalës”, sepse është kthyer kundër Bashës, pasi nuk e bëri deputet.
“Kështu si jeni, jeni një mut, dhe hajt mirupafshim, hani mutin tuaj”, i ka thënë Marku-Gjatës, ndërsa ky i fundit i është kthyer duke e kritikuar për fjalorin.
Replikat e ashpra, Marku nuk i ka ndalur as me deputetin Bylykbashi, duke i thënë se s’ka të drejtë ta quajë Bashën “humbës” pasi ai vetë ka 30 vite që humbet në zgjedhje.
Pjesë nga debati
Çlirim Gjata: Iu duket kjo e jona gjuhë arrogante, por ne u quajtëm llum dhe antiamerikanë nga këta që i përjashtuan të gjithë, jo vetëm grupin parlamentar, kryesia, por edhe kryetarë e sekretarë degësh. Ndërsa ne tani kërkojmë të mos përjashtohet asnjëri. Me garë të gjithë të pranuar
Marku: Berisha nuk mund të përjashtohet më. Berisha të marrë përgjegjësinë se është luftuar për Berishën.
Gjata: Ti gjuan me gurë e nuk mban përgjegjësinë. Është cinike. Ke dhënë dorëheqjen, s’ke përgjegjësi.
Marku: Unë kam përgjegjësinë e fjalës.
Gjata: Është e pandershme kjo që po bën.
Marku: Mos të flasim për nder se e di unë si flas
Gjata: Kjo që po bën është e pandershme
Marku: I pandershëm je ti, je bërë kundërshtar me Lulzim Bashën se s’ju bëri deputet. Ti s’ke as përgjegjësinë e fjalës.
Gjata: Kë mua? Është e pandershme!
Marku: Mos të flasim për ndere, se di unë si flas. Jo e imja që ju thashë, kështu si jeni ju, jeni një mut, dhe hajt mirupafshim, hani mutin tuaj
Gjata: Të të vijë turp, je intelektual ti. Je banal, të të vijë turp
Oerd Bylykbashi: Me ato terma bëj kujdes
Mark Marku: Po ik o tashi, do më mësoni etikën!
Bylykbashi: Mark e teprove! Bëj kujdes!
Marku: Do të të flas edhe më keq po më ndërhyre, ti ke 30 vjet që humb dhe i thua atij humbës.