BallinaKronikeGjendet i mbytur në rezervuar një 63-vjeçar, ja çfarë thotë policia

Gjendet i mbytur në rezervuar një 63-vjeçar, ja çfarë thotë policia

Një 63-vjeçar është gjetur i mbytur në një rezervuar në Dropull. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pepel.

Mësohet  se V. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vrisera është gjetur i mbytur, në dukje pa shenja dhune. Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:30, në rezervuarin e Pepelit, në afërsi të fshatit Pepel, Dropull, është gjetur i mbytur, në dukje pa shenja dhune shtetasi V. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vrisera, Dropull.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular