BallinaKryesoreLufta/ Britania e Madhe: Rusia ka dërguar mercenarë të grupit Wagner në...

Lufta/ Britania e Madhe: Rusia ka dërguar mercenarë të grupit Wagner në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se Rusia ka vendosur mercenarë të Grupit Wagner në Ukrainë. Grupi Wagner është një organizatë paraushtarake ruse e vendosur më parë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Së fundmi ata u akuzuan për komplot për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky. Përmes një postimi në Twitter thoshte Ministria e Mbrojtjes shkruan: “Kompania ushtarake private ruse, grupi Wagner, është vendosur në Ukrainën lindore. Ata pritet të dislokojnë më shumë se 1000 mercenarë, përfshirë drejtues të lartë të organizatës, për të ndërmarrë operacione luftarake. Për shkak të humbjeve të mëdha dhe një pushtimi kryesisht të ngecur, Rusia ka shumë të ngjarë të jetë detyruar të përdorë  grupin Wagner në Ukrainë në kurriz të operacioneve në Afrikë dhe Siri.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular