BallinaKryesoreMaqedonia e Veriut shpall “non grata” 5 diplomatë rusë

Maqedonia e Veriut shpall “non grata” 5 diplomatë rusë

Maqedonia e Veriut ka shpallur “non grata” pesë diplomatë rusë. Ditën e sotme në Ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur ambasadori i Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike, me të cilën pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse janë shpallur të padëshirueshëm.

Autoritetet maqedonase deklarojnë se personat e shpallur “non-grata”, kanë kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular