BallinaSociale“Vëllai më ka dëbuar nga shtëpia”, rrëfimi tronditës i 53-vjeçares: Dyshoj se...

“Vëllai më ka dëbuar nga shtëpia”, rrëfimi tronditës i 53-vjeçares: Dyshoj se nënën ma kanë helmuar, kunata i jepte të pinte urinë dhe plehra kimikë

Një histori tronditëse përtej të imagjinueshmes është rrëfyer sot në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24. Pothuajse çdo ditë në polici drejtohen nga qytetarë të ndryshëm kërkesa për urdhër mbrojtje që shpesh herë kalojnë pa vëmendjen e institucioneve.

I tillë është rasti i një 53-vjeçareje e cila sot është e dëbuar nga shtëpia e saj, e dhunuar nga i vëllai dhe me një brengë të madhe në zemër pasi dyshon se nëna e moshuar që ka 3 javë që i ka vdekur është helmuar nga nusja e vëllait.

Kur pa se institucionet ku trokiti i kthyen shpirtin ajo tentoi vetëvrasjen brenda komisariatit duke pirë një grusht me ilaçe. Falë ndërhyrjes së mjekëve kjo tentative dështoi. Një telefonatë nga stafi i emisionit “Me zemër të hapur” 53- vjeçares i ngjalli shpresë se zëri i saj për drejtësi do të dëgjohet.
“Kam punuar me sezone në Greqi. Kam qenë shumë e lidhur me prindërit derisa erdhi nusja e cila e dhunonte dhe e qëllonte nënën. Unë u kam dhënë lekë atyre dhe ata më helmonin nënën. I jepnin të jepte urinë dhe plehra kimikë. Kur vdiq nëna doja t’i bëja autopsinë, por s’më la vëllai dhe më bëri presion. Ai është kriminel se ka bërë 3 muaj burg për dhunë ndaj prindërve.

E kam parë nusen t’ia jepte ilaçet fshehurazi. I shtypte dhe ia jepte pluhur. I jepte një lugë supë me pluhur. Ajo për 20 vite e dhunonte nënën. Edhe me herët i jepte urinë në shishen e ujit. Nëna i mbulonte sherret i mbulonte shenjat e dhunës që i bënte vëllai”, rrëfeu 53-vjeçarja.

Ky rrëfim u mbështet dhe nga motra e saj, e cila tregoi vuajtjet e nënës.
“Janë të vërteta çfarë thotë motra. Kanë vuajtur gjithë jetën. Edhe më herët nënës i kanë hedhur plehra kimikë në shishe. Nuk i linin ta fuste një shishe në frigorifer. Nuk e ushqenin nënën kur u sëmur, i jepnin vetëm bukë me kos.
Kur e pashë dy ditë më parë ajo hëngri me duart e saj dhe pastaj më morën në telefon më thanë nëna dha shpirt.
Nëna nuk na lejoi ta denoncojmë rastet kur tentonin ta helmonin se thoshte na qesh bota. Plus që vëllai ka miq në polici.
Mamasë i kanë bërë presion e tërhoqën zvarrë i kanë thënë ‘do të të hedhim në pus nëse nuk na jep pronat’. Ia thashë nuses së vëllait këtë dhe më tha bëra shaka”, tha motra e 53-vjeçares.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular