BallinaKronikeSi mafia shqiptare po ‘pushton’ Evropën/ Njihuni me disa prej emrave më...

Si mafia shqiptare po ‘pushton’ Evropën/ Njihuni me disa prej emrave më të frikshëm të saj, kush është 31 vjeçari që plagosi dy persona në Tiranë dhe u kap në Bruksel

Organizatat kriminale shqiptare e kanë shtrirë ndikimin e tyre në të gjithë Evropën dhe në këtë rast nuk kanë kursyer as Luksemburgun. Hetuesit e Luksemburgut kanë vendosur në listën e kriminelëve më të shumëkërkuar edhe një 31 vjeçar shqiptar të quajtur Aldo Gjini. Ai u shpall në kërkim pas të shtënave në qytetin e Luksemburgut në Remich.

Menjëherë ai arratiset për në Shqipëri. Gjatë një sherri banal në Tiranë, në rrugën ‘Todi Shkurti’, 31 vjeçari Gjini plagos dy persona dhe iu zhduk nga sytë policisë. Dhjetorin e vitit të kaluar, hetuesit arritën ta gjurmojnë atë në Bruksel, kryeqytetin belg, pas informacioneve të marra nga Luksemburgu.

Më 17 mars ai u transferua në Luksemburg, ku është në lënë në paraburgim. 31-vjeçari kërkohet edhe nga autoritetet shqiptare për vrasje të mbetur të mbetur në tentativë, ndërsa është dënuar në mungesë në Itali për trafik droge. Emri i tij doli së fundmi, edhe në rastin “Pizza Connection” në Saarbrücken, ku ishte përfshirë në trafikun e kokainës.  Aldo Iamandi, i njohur në Shqipëri si Aldo Gjini, konsiderohet mes hetuesve – dhe jo vetëm në Luksemburg – si një element i rëndësishëm i krimit të organizuar. Dhe qëndrimet e tij të shpeshta në Luksemburg nuk ishin të rastësishme, shkruajnë mediat luksemburgase. 

Fakti që mafia shqiptare është aktive edhe në Luksemburg nuk ka qenë sekret. Edhe nëse aktivitetet e tyre në Luksemburg janë joproporcionale me ato të Brukselit apo Antwerp-it, prania e subjekteve aktive në nivel ndërkombëtar tregon se Luksemburgu është pjesë e rrjetit të tyre shumë të dendur. Për më tepër, fakti që grupet e trafikantëve shqiptarë po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm nuk është rezultat i rastësisë: rruga ballkanike konsiderohet ende si një nga rrugët kryesore të transportit të kokainës, heroinës dhe marijuanës për në Evropën Perëndimore.

 

Trafikantët e drogës, si ata të lidhjes nigeriane që ka dominuar rrethin e stacioneve të kryeqytetit që nga viti 2008, i drejtohen me lehtësi, si rasti G33 (një rrjet narkotikësh i drejtuar nga nigerianët, Ed. ), tek bashkatdhetarët e tyre si ndërmjetës.  Por ato furnizohen në tregun e lirë – kryesisht nëpërmjet porteve kryesore evropiane të kontejnerëve. Dhe kjo tregti me shumicë dominohet nga strukturat tradicionale mafioze, si ato në Shqipëri apo “Ndrangheta kalabreze”, e cila prej vitesh është e vendosur edhe në Luksemburg.  Së fundmi, në dhjetor, një operacion spektakolar i policisë u zhvillua në Strassen pas një kërkese për ndihmë juridike gjermane ndaj krimit të organizuar shqiptar.

Forcat speciale do të arrestonin një personazh kyç të mafies shqiptare atje. Por ai nuk u gjet në shtëpinë e tij në rue des Romains.

Në Gjermani u bënë njëkohësisht 20 arrestime. Gjithashtu përplasja e fortë e brutale mes dy grupeve në Pétange në korrik të vitit 2020 dhe vazhdimi i saj në tetor të po këtij viti në Nancy cilësohet nga hetuesit francezë pjesë e krimit të organizuar shqiptar.

Një nga pjesëmarrësit, Edinjo Pulti , aktualisht kërkohet nga Luksemburgu, i cili figuron në listën e kriminelëve më të kërkuar në Evropë.

Ai ishte vendosur së fundmi në Shqipëri, jo shumë larg kufirit me Malin e Zi. Megjithatë, autoritetet shqiptare nuk e ekstraduan atë, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje.

Prania e strukturave kriminale shqiptare në territorin e Luksemburgut nuk është një fenomen i ri.  S’mund të lihet jashtë vëmendjes edhe koka e mafies shqiptare, Kujtim Nuka. Ai bëri bujë për arratisjen nga burgu për 15 orë në shkurt të vitit 2007. Më parë ishte dënuar dy herë me nga 15 vite burg në dy procese gjyqësore si drejtues i një organizate kriminale në fushën e trafikut të heroinës dhe kokainës. Pas një tentative tjetër arratisjeje disa muaj më vonë, Luksemburgu me sa duket ishte shumë i etur për të pranuar një kërkesë ekstradimi nga Greqia në mars 2008. Kujtimi u dënua sërish me 16 vjet burg.

Mafia shqiptare në nivel ndërkombëtar

Këto organizata kriminale, si dhe për të tjerat, është e padiskutueshme se veprimet e tyre shtrihen në nivel kufitar dhe ndërkombëtar. Aktivitetet në fushën e krimit të organizuar janë pothuajse të gjitha mbirajonale dhe ndërkombëtare, dhe Luksemburgu është vetëm një pjesë e enigmës. Sukseset e fundit hetimore, të tilla si deshifrimi i rrjeteve të komunikimit kriminal Encrochat dhe Sky ECC por edhe raportet e situatës nga Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane (BKA) ofrojnë një pasqyrë të strukturave dhe modus operandi (Shënim: mënyra e të vepruarit).

Në Gjermani, për shembull, në vitin 2020 aktivitetet e 31 grupeve të ndryshme kriminale të dominuara nga shqiptarët u gjetën në fushën e krimit të organizuar – me rreth 230 të dyshuar të identifikuar. Ata merren kryesisht me trafik droge dhe në veçanti me import dhe eksportin e saj. Sipas BKA-së, vetëm një grup është specializuar në krimin ndaj pronës dhe një tjetër vepron në trafikimin e qenieve njerëzore.

Kartelet ballkanike po fitojnë terren

Një inventar i trafikut të drogës nënvizon gjithashtu një rritje të dukshme të rëndësisë së karteleve ballkanike. Këta të fundit dhe mes tyre grupe trafikantësh, kryesisht shqiptarë, luajnë rolin kryesor në furnizimin me kokainë në Gjermani. Që nga fillimi i pandemisë, raportohet se është rritur ndjeshëm edhe importi i marijuanës nga plantacionet shqiptare. Në Gjermani, Belgjikë dhe Francë, autoritetet hetimore kanë ndjekur nga afër strukturat mafioze për pak më shumë se një vit e gjysmë.

Ata me sa duket ishin mbështetur shumë në komunikimet e tyre celulare të koduara. Autoritetet policore evropiane tani ushqehen me sekretet e tyre.  Në qershor 2020, një operacion i policisë kibernetike deshifroi telefonat celularë kriptografikë të Encrochat, i cili kishte rreth 60,000 përdorues, më pas në janar 2020, forcat e sigurisë përgjuan të dhënat nga serverët e platformës Sky-ECC për javë të tëra, ku u identifikuan 171,000 pajisje dhe u deshifruan mbi një miliardë mesazhe me tekste dhe foto.

Kjo ka prodhuar edhe tensione mes grupeve kriminale. Në Artselaar, afër Antëerpen, kapoja e një prej krerëve kryesorë të mafies shqiptare, Bledar Muça u ekzekutua në janar me disa plumba në kokë.

Telefona celularë kripto

Më parë, në Bruksel, ku Aldo Iamandi (Aldo Gjini) konsiderohet gjithashtu një emër i madh në botën e krimit. 250 agjentë të policisë federale çmontuan një rrjet shqiptar të trafikut të drogës më 1 dhjetor, pas analizimit të të dhënave kriptografike nga telefonat celularë Sky-ECC. 40 persona u arrestuan. 64 arrestime u bënë më 26 tetor në një bastisje në Bruksel. Operacioni ë synonte strukturat kolumbiane, por blerësit e tyre për importimin nga nga Amerika e Jugut ishin shqiptarë. Zbulimet e SKY-ECC u mundësuan autoriteteve hetuese të zbulonin të gjithë strukturën e blerjes së kokainës në Belgjikë, nga pritja në portin e Antëerp-it deri te shitja te tregtarët e rrugës, duke përfshirë nxjerrjen në doganë, ruajtjen dhe paketimin.

Rreth 1000 oficerë policie morën pjesë në këtë operacion në 120 vende.  Drejtësia gjermane mundi të përdorë të dhënat nga telefonat celularë të koduar nga ofruesi i shërbimit Encrochat. Një nga mësimet kryesore të këtij operacioni ishte edhe bashkëpunimi shumë i ngushtë mes organizatave mafioze shqiptare dhe atyre italiane në Bruksel. Nëse grupet shqiptare më parë konsideroheshin si pjesë e strukturave mafioze italiane, tani bashkëpunimi mes tyre është në kushte të barabarta.

Mafia e së Ardhmes

Sipas ekspertëve, dega shqiptare aktualisht po riorganizohet më shpejt dhe për rrjedhojë po zgjeron me shpejtësi zonën e saj të ndikimit në vende si Belgjika, Gjermania, Franca dhe Luksemburgu. Policia federale belge ia atribuoi këtë faktit se grupet shqiptare falë disiplinës, besueshmërisë dhe profesionalizmit të tyre, lidhen veçanërisht më shpejt me organizata të tjera kriminale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular