Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Durrësit Roland Nasto. Vendimi është marrë nga këshilli i ministrave në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. Në vend të Nastos është rikthyer në krye të prefekturës Emiljan Jani, i cili është emëruar në këtë detyrë fillimisht në vitin 2017.
“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Z. Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë. 2. Z. Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në VKM.
2 ditë pas dorëheqjes së Gjokë Jakut nga pozicioni i Prefektit të Qarkut të Lezhës, qeveria ka emëruar zevendësuesin e tij.
Përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave bëhet me dije se në vend të Jakut është emëruar në krye të prefekturës Gjergj Prendi.
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË LEZHËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Gjokë Jaku, prefekt i Qarkut të Lezhës, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Gjergj Prendi emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.