BallinaKronikeSherri me burrin ishte justifikim/ Sekretarja e Gjykatës së Lezhës u rrëmbye,...

Sherri me burrin ishte justifikim/ Sekretarja e Gjykatës së Lezhës u rrëmbye, policët e gjetën…

Historia e sherrit mes kryesekretares së Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku dhe bashkëshortit të saj, Oltion Leka ishte vetëm një justifikim.

Sipas News24 në të vërtetë 34-vjeçarja ka qenë rrëmbyer. Deri më tani mësohet se policia e ka gjetur Markun duke ecur rrugëve të qytetit dhe jo në hotel, siç edhe vetë ajo ka deklaruara para autoriteteve.

Paraprakisht dyshohet se Marku është rrëmbyer nga persona që kanë lidhje me dosjet e pronësisë në Lezhë dhe se burrë e grua janë kërcënuar e janë detyruar që të inskenojnë sherrin e historinë e largimit të 34-vjeçares nga shtëpia pas debateve.

Kujtojme se Klaudia Marku rezulton të jetë larguar tre ditë më parë nga banesa, por bashkëshorti i saj ka pritur dy ditë në heshtje. Vetëm një natë më parë ai është drejtuar në polici.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular