BallinaKronikeShpërthen bombola e gazit në Lezhë, një grua e plagosur, niset drejt...

Shpërthen bombola e gazit në Lezhë, një grua e plagosur, niset drejt Tiranës

Një shpërthim bombole gazi ka lënë të plagosur një grua në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 11:25, në fshatin Troshan, Lezhë, tek banesa e shtetasit M.L..

Sipas policisë në banesën e saj ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale në banesë si dhe është lënduar shtetasja Gj.L. 67 vjeçe, e cila është dërguar për mjekim më të specializuar në QSU Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrenathave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular