BallinaKryesoreVeliaj sulmon Metën: E kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i...

Veliaj sulmon Metën: E kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës

Erion Veliaj nuk i ndal sulmet ndaj Ilir Metës në një përpjekje tjetër për t’u dukur sa më i zellshëm ndaj Edi Ramës. Sot në nisje të punimeve të Kongresit të PS, ai foli për një president të ri që s’ka asnjë lidhje me profilin që pati Ilir Meta.

“Në qoftë se Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës, na duhet dikush që i shëron këto plagë dhe ne sillemi si një shtet serioz. Ne nuk mund të jemi aleat kryesor në nivel kryeministri dhe pastaj, armiq në nivel presidenti. Kjo nuk mund të ndodhë sepse në një vend serioz ka një linjë që ndiqet në një marrëdhënie dhe në një raport special. Çdo president burrë apo grua, që është diametralisht i kundërt me këto lloj anomalish, do e sillte në normalitet edhe institucionin që kemi në anën tjetër të bulevardit”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës ka disa ditë që flet nëpër daljet e tij mediatike për cështjen e presidentit të ri të republikës, për të cilin socialistët i kanë votat ta zgjedhin edhe të vetëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular