BallinaKronikeFOTO/ Ky është 28-vjeçari i plagosur me armë zjarri, policia shoqëron një...

FOTO/ Ky është 28-vjeçari i plagosur me armë zjarri, policia shoqëron një person

Një person mësohet se është shoqëruar nga policia, i cili dyshohet se ka lidhje me plagosjen e të riut, Edis Reçaj në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në  lagjen “Perash”, ku 28-vjeçari mbeti i plagosur në rrethana ende të paqarta. Ndërsa Panorama.al ka siguruar edhe foton e të riut.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Edis Reçaj, personi qe mbeti i plagosur

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi E. R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular