BallinaBotaBoris Johnson: Të diskutosh me Putinin për t’i dhënë fund luftës është...

Boris Johnson: Të diskutosh me Putinin për t’i dhënë fund luftës është si të negociosh me krokodilin

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka theksuar se diskutimet me Rusinë për t’i dhënë fund luftës me shumë gjasa mund të dështojnë.

Boris Johnson tha se të merresh me presidentin rus Vladimir Putin është si të bësh pazare me një krokodilin.

Duke folur me gazetarët gjatë një fluturimi për në Indi, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar theksoi se Putini mund të negociojë vetëm nëse do të kishte fituar më shumë terren në Ukrainë.

Ai paralajmëroi se lideri rus mund të kërkojë më pas të nisë një sulm të ri ndaj kryeqytetit ukrainas.

Sa i përket palës ukrainase, Johnson mendoi se presidenti Zelensky kërkon që forcat ruse të dëboheshin nga Ukraina lindore.

Por ai mendoi se Zelensky do të konsideronte të fliste për Krimenë që u aneksua nga forcat ruse në vitin 2014.

Në çdo rast, ai tha se është në dorën e njerëzve që të vendosin për të ardhmen e tyre.

“Asgjë nuk duhet të vendoset për Ukrainën pa Ukrainën” tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular