BallinaKronikeVIDEO/ I nxorën pistoletën në lokal në mes të ditës, ja momenti...

VIDEO/ I nxorën pistoletën në lokal në mes të ditës, ja momenti nga sherri në Shëngjin

Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme pamjet nga sherri i ndodhur në Shëngjin

Më poshtë janë pamjet e sherrit të ndodhur ditën e sotme në Shëngjin ku dy të rinj kanë kërcënuar me armë zjarri një person që ishte ulur në tavolinën e një lokali.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, ndërsa lokali ishte i mbushur me njerëz, të rinjtë kanë hyrë në ambientet e brendshme dhe i kanë nxjerrë armën një burri që ishte ulur në tavolinë. Nuk dihet nëse ka qenë një sherr i momentit apo nëse të rinjtë janë drejtuar me qëllim për ta kërcënuar ose qëlluar.

Ndërkohë siç shihet nga pamjet armën e nxori një prej të rinjve por ai është ndaluar nga shoku i tij i cili e ka mbajtur nga duart dhe e ka nxjerrë jashtë./ Gazeta Shqip

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular