BallinaKronikePAMJE/ Hajduti hyn të vjedhë në makinë, por e kapi gjumi derisa...

PAMJE/ Hajduti hyn të vjedhë në makinë, por e kapi gjumi derisa erdhi policia

spot_img
spot_img

Një hajdut hyri në makinën e një familjeje, por më pas e zuri gjumi në të për 6 orë. Kur e panë, pronarët thirrën policinë, e cila e gjeti atë duke fjetur i qetë në sediljen e përparme. Ngjarja që raportohet nga “The Sun” ka ndodhur në qytetin Sutton Coldfield të Britanisë së Madhe javën e kaluar.

Hajduti është parë nga kamerat e sigurisë të vijë vërdallë nëpër lagje në orën 3 të mëngjesit derisa hapi derën e Audi Q7 të parkuar. Brenda gjeti para, kufje dhe sende të tjera personale. Nuk dihet se si e mendoi që ia futi gjumit deri në mëngjes kur u pikas nga djali 12-vjeçar i familjes.

Nëna e tij, Zoe Reed, 46 vjeçe i tha The Sun: “Nuk dinim nëse duhet të qeshnim apo të qanim. Ishte e frikshme të shihje një njeri që kishte hyrë brenda, por ishte edhe qesharake që ai ishte qetësuar dhe kishte rënë në gjumë.”  Ata ishin lajmëruar në një grup whatsapp për një hadut që vinte vërdallë, por nuk i kishin parë mesazhet deri vonë në mëngjes.

“Vrapuam te dritarja dhe kontrolluam që makina jonë ishte ende atje dhe më pas nuk menduam asgjë tjetër. Pak më vonë djali ynë erdhi me vrap për të na thënë: “Mami, një burr është brenda në makinë.
Ishte kaq e çuditshme ta shihje atë në gjumë të thellë. Dhe shumë e çuditshme që nuk doja ta zgjoja në rast se ai ikte. U kujdesëm që të mos e shihte qeni derisa të vinte policia që e arrestoi” – tha ajo.

“Oficerët e zgjuan dhe i thanë: “Përshëndetje! Çfarë po bën këtu?”. Gjëja e parë që tha ishte: “Nuk mund të më arrestosh për vjedhje, sepse nuk jam larguar me asgjë”. Ne kishim para, kufje, CD dhe sende të tjera personale në makinë dhe ai i kishte marrë të gjitha. Për djemtë tanë ishte jashtëzakonisht emocionuese, veçanërisht kur policia u kthye për të marrë deklaratat dhe për të parë pamjet e kamerave të sigurisë” – tha ajo..

Policia konfirmoi më vonë se hajduti është një 42-vjeçar. Ai u arrestua dhe u akuzua për vjedhje dhe ndërhyrje në automjet. A lazy thief broke into a family’s car which was captured on CCTV The thief had been spotted prowling the neighbourhood before forcing the door of the car Mum Zoe Read said after officers woke up the thief: 'The first thing the intruder said was, ‘You can’t arrest me for theft because I haven’t left with anything’ Zoe told The Sun: 'Our boys found it terribly exciting, especially when the police returned to take statements and see our video footage'

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular