BallinaAktualitetFOTO/Tërmeti në Bosnje i merr jetën 27-vjeçares, plagosen prindërit dhe motra e...

FOTO/Tërmeti në Bosnje i merr jetën 27-vjeçares, plagosen prindërit dhe motra e saj

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter që është regjistruar mbrëmjen e të premtes me epiqendër në Mostar të Bosnje-Hercegovinës, ka regjistruar dhe një viktimë e disa të plagosur, sipas mediave vendase.

Mësohet se viktimë ka mbetur një vajzë, identifikuar si Elmira Sefo (e datëlindjes 1994).

Mediat në Bosnje-Hercegovinë shkruajnë se ajo banonte në Stolaci, dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku dhe ndërroi jetë, konfirmohet për median “Avaz”.

Sipas mjekëve vajza mbërriti në spital pa shenja jete.

Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, ajo nuk shpëtoi dot. Prindërit dhe motra e saj u plagosën lehtë. Një gur i madh raportohet se ka rënë në shtëpinë e tyre në lagjen Kukavac. Mediat kanë publikuar dhe foton e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular