BallinaKronikeTërmeti i fuqishëm/ Viktima u gjet mes rrënojave, një pjesë e kodrës...

Tërmeti i fuqishëm/ Viktima u gjet mes rrënojave, një pjesë e kodrës ra mbi shtëpinë e saj. Flet drejtori i spitalit për gjendjen e të plagosurve

Një vajzë e re ka vdekur dhe të paktën tre të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ka goditur Bosnje-Hercegovinën në orët e vona të 22 prill

Tërmeti, i cili u regjistrua pak pas orës 23:00, është ndier në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri.

Drejtori i spitalit në Mostar ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gruaja që ka vdekur është plagosur në qytetin e Stolacit

viktima nga termeti

Ajo është gjetur mes rrënojave pasi një pjesë e kodrës është shembur mbi shtëpinë ku ajo jetonte me familjen e saj, kanë thënë autoritetet shëndetësore. Prindërit dhe e motra e saj janë plagosur.

Ajo ka qenë e vdekur kur është dërguar në spital, kanë thënë autoritetet, duke shtuar se tre të tjerë janë po ashtu me plagë të shkaktuara nga pasojat e tërmetit.

“Ata kanë ardhur me gërvishtje dhe ndrydhje kyçesh, shkaktuar teksa kanë qenë duke vrapuar për të shpëtuar”, ka thënë shefi i spitalit, Kazimir Raguz.

“Ka pasur edhe lëndime të lehta në kokë për shkak të rënies së objekteve nëpër shtëpi, mirëpo jo diçka shumë serioze. Të gjithë ata kanë dalë nga spitali për trajtim në shtëpi”.

Ranko Radiq, udhëheqës për mbrojtje civile në Lubinje, që gjendet 30 kilometra nga Stolaci, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në qytet ka makina dhe çati shtëpish të dëmtuara.

Tërmeti i shkallës 5.7 ka pasur epiqendrën rreth 42 kilometra në juglindje të qytetit të Mostarit dhe thellësi rreth 5 kilometra, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare.

Kjo Qendër ka paralajmëruar se mund të ketë goditje tjera në orët dhe ditët në vijim.

Radiq ka thënë se dy tërmete tjera janë regjistruar në Lubinje dhe se shumica e njerëzve kanë qëndruar jashtë për shkak të rrezikut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular