HomeKryesoreZgjidhet kreu i LRE Pogradec, Arian Galdini: Presidenti në zarf, përdhosja më...

Zgjidhet kreu i LRE Pogradec, Arian Galdini: Presidenti në zarf, përdhosja më e madhe ndaj këtij Institucioni.

spot_img
Kreu i LRE, Galdini: Presidenti në zarf, përdhosja më e madhe ndaj këtij Institucioni.
Ditë e shtunë, u zhvilluan në Pogradec, Asambleja e LRE për këtë qytet.
LRE – Lëvizja e Re ka nisur një proçes zgjedhur të strukturave të saj në çdo qytet të Shqipërisë.
Pas zhvillimit të Asamblesë Kombëtare të LRE në dt 26 mars 2022, ku 302 delegatë votuan për Arian Galdinin si Kryetar i LRE dhe për Kryesinë e re Qendrore të kësaj partie, Lëvizja e Re i ka dhënë fillesë proçesit të zhvillimit të Asambleve në të gjithë Shqipërinë dhe zgjedhjes së të gjiha strukturave drejtuese ngado e kudo në vend.
Në Asamblenë e LRE për Pogradecin ishin të pranishëm 130 anëtarë të LRE të cilët zgjodhën edhe drejtuesit e rinj të partisë për qytetin e tyre.
Kryetar i ri i LRE për Pogradecin u zgjodh z. Sandri Bajraktari ndërsa Sekretar i Degës u zgjodh z. Rezart Laraku.
Asamblenë e përshëndeti NënKryetarja e LRE znj. Ejona Mema dhe Kryetari i LRE z. Arian Galdini.
Ndër të tjera në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i LRE Arian Galdini u ndal edhe tek proçesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Galdini u shpreh se: “Edi Rama ka shpallur si kriter se Presidenti i ri i Republikës, nuk duhet ti ngjajë Ilir Metës. Por nga ana tjetër zarfizimi i zgjedhjes së Presidentit, e kthen këtë në proçesin më të keq, më të ligë, më depersonalizues që ka ndodhur ndonjëherë për zgjedhjen e një Presidenti. Vetvetiu shoqëria shqiptare ka të drejtë të dyshojë se nga proçeset e këqija gjithmonë dalin produkte të këqija. Pra ky proçes nuk po kërkon një President më të mirë se Ilir Meta. Edi Rama po kërkon një President “su misura”(me porosi sipas masës së tij) që ta ketë veç për vete e nën vete.”
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular