BallinaKryesoreKëngëtari korçar Endri Prifti e akuzoi për grabitjen e shtëpisë, reagon ish-bashkëshortja:...

Këngëtari korçar Endri Prifti e akuzoi për grabitjen e shtëpisë, reagon ish-bashkëshortja: Ja e vërteta

Këngëtari i njohur korçar Endri Prifti ka denoncuar ish-bashkëshorten e tij se i ka grabitur një apartament me ndihmën e disa institucioneve shtetërore.

Ai e denoncoi rastin në emisionin investigativ “Stop” ku tha se me ish bashkëshorten, me të cilën u nda 2 vite pas martesës, kishin blerë një apartament që u regjistrua në emër të saj.

“Kisha një martesë, në 2007-ën, u martova për herë të dytë dhe blemë një shtëpi të cilën e vendosa në emër të gruas dhe pas 1 viti- 2 vitesh bëmë divorcin. Në gjyqin e divorcit të zgjidhjes së martesës, ne ramë dakord që ish-bashkëshortja të merrte të gjitha orenditë e shtëpisë dhe unë do të vazhdoja të paguaja kredinë për 12 vjet që kishin mbetur, a 11 sa ishin. Nga 500-600 euro çdo muaj, të cilën unë e vazhdova dhe e kreva për 11 vjet. Vitin e fundit me një manipulim, ish-bashkëshortja pagoi kesh diferencën që kishte mbetur.

Çifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqësor për përpjesëtimin e pasurisë. Në vitin 2019, gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim që apartamenti i çiftit që ishte në proces përpjesëtimi duhet të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa të përfundonte procesi.

Nga ana tjetër, ish bashkëshortja e këngëtarit, Anjeza Kolevica, thotë se prona ka qenë në emër të saj, e krijuar përpara martesës. Sipas saj, këngëtari nuk e justifikon pronësinë mbi këtë apartament me të ardhurat e tij.

“Apartamenti ka qenë në pronësinë time dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje të tillë me ish – bashkëshortin tim. apartamenti është blerë para martesës dhe nuk është pronë e përfituar gjatë martesës, duke mos qenë rrjedhimisht një pronë e përbashkët. Unë dhe familja ime nuk kemi paguar vetëm 15 mijë euro, dhe kjo deklarate është krejtesisht e pavërtetë. Në gjykim gjithashtu është provuar, sikundër është provuar dhe në procesin tjetër gjyqësor të divorcit, që shtetasi Endri Prifti nuk ka asnjë burim të ardhure të ligjshme. Nese behet nje verifikim tek tatimet, ne 15 vitet e fundit, rezulton qe endri Prifti nuk ka asnje te ardhur.

Këngëtari Endri Prifti akuzoi edhe institucionet shtetërore që i lejuan ish bashkëshortes së tij ta shiste pronën, ndërkohë që ishte ende në proces gjyqësor.

Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehut nuk u zbatua nga Kadastra e Korçës me pretendimin se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë që gjykata konfirmon të kundërtën.

“Për herë të parë iu shit një shoqes më të ngushtë të ish kësaj, është bërë kot sa të shpëtonin, fiktive, sa të hiqnin shtëpinë qafe. Shoqes më të ngushtë të ish-it tim, këtë e vërteton kush të dojë dhe pastaj pas 1 muaji ia shitën dikujt tjetër, pra shpëtuan nga procesi gjyqësor me këtë”, deklaroi këngëtari.

Nga ana e saj, ish bashkëshortja thotë se “bashkëshorti im në procesin gjyqësor që ka ngritur në gjykatën e Korçës, ka pretenduar vetëm kthimin e një shume monetare dhe jo të ndonjë pasurie të paluajtshme. Për shkak të këtij pretendimi, gjyqtari i çështjes që ishte në atë kohë, i cili u përjashtua më pas nga gjykimi me vendim gjyqësor, ka vendosur që pasuria ime të bllokohej deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Kundër këtij vendimi gjyqësor, ne kemi bërë ankim në Gjykatën e Apelit Korçë, e cila në 21 Korrik të vitit 2020 e ka shfuqizuar këtë vendim, duke liruar pronën. Prona është shitur në muajin gusht 2020, pra pasi bllokimi i saj kishte rënë me vendim të formës së prerë dhe nga informacioni që kam, ajo është rishitur pas 1 viti e gjysëm nga pala blerëse dhe jo pas një muaji sikundër u pasqyrua gjatë emisionit investigativ”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular