BallinaKronikePolicia greke ndalon shqiptaren me Rolex 85 mijë euro në dorë, ora...

Policia greke ndalon shqiptaren me Rolex 85 mijë euro në dorë, ora ishte grabitur në Danimarkë. Kërkohen gjurmët e 3 autorëve të bandës së frikshme

spot_img
spot_img

Një shqiptare e cila kishte dërguar për riparim orën e saj Rolex në një nga dyqanet e Athinës është ndaluar nga policia greke.

Arsyeja e prangosjes së shqiptare lidhet me grabitjen e bujshme të ndodhur në Kopenhagen të Danimarkës në vitin 2017, kur tre persona të një bande ndërkombëtare, pjesë e ‘Panterave Rozë’ hynë brenda një argjendarie dhe morën 50 ora.

Policia greke në bashkëpunim me Europolin po kërkon të bjerë në gjurmët e autorëve që grabitën argjendarinë më 13 nëntor të 2017-s ku tre autorët e grabitjes nën kërcënimin e armëve dhe sprajit me piper vodhën orët e shtrenjta.

Njëra prej tyre është gjetur 5 vite më vonë në përfaqësinë zyrtare të orës zvicerane në Athinë dhe policia veproi menjëherë. Policia greke sekuestroi orën duke ia dorëzuar autoriteteve daneze, ndërkohë që hetimet nga Departamenti i Krimeve kundër Pronës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës, vijojnë.

Njoftimi i policisë greke: Pas një hetimi nga Departamenti i Krimeve kundër Pronës të Drejtorisë së Sigurisë në bashkëpunim me autoritetet daneze u zbulua dhe u konfiskua ora me vlerë 85 mijë  euro, që ishte dërguar për riparim në një nga dyqanet e ROLEX në Athinë.

Ora e sekuestruar është pjesë e një koleksioni orësh të grabitura me armë më 13.11.2017 në një argjendari në Kopenhagen të Danimarkës nga tre persona.

Ora e konfiskuar iu dorëzua autoriteteve daneze. Hetimet paraprake kryhen nga Departamenti i Krimeve kundër Pronës pranë Drejtorisë së Sigurisë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular