BallinaKryesore“Luftën e kemi në prag”, historiani ushtarak: Mbrojtjes nuk i është dhënë...

“Luftën e kemi në prag”, historiani ushtarak: Mbrojtjes nuk i është dhënë mbështetja e duhur

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, disa vende të Ballkanit po mendojnë të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes, por për të tjerë, situata shqetësuese ekonomike është një pengesë e madhe. Historiani ushtarak Bernard Zotaj i ftuar në “Log.” në Abc ka folur për përgatitjen ushtarake atëherë dhe mbrojtjen e sotme, duke theksuar se dikur sipas tij i është dhënë më shumë prioritet.

Vendi ynë ka qenë vend i izoluar. Ushtria jonë quhej popullore dhe ishte e hapur në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ishin të përcaktuara të gjitha drejtimet. U krijuan edhe pika drejtimi operative që ishin futur njerëzit. Armët ishin të shumëllojshme, të këmbësorisë të lehtë dhe të rëndë, ajrore, flotën ushtarake dhe detare etj. Sot futemi në një etapë tjetër por atëherë kanë qenë në mënyrën më korrekte. Atëherë ishte gjithë populli ushtarë dhe mbrojtja e vendit pëllëmbë për pëllëmbë. Atëherë kishte 12% buxhet për mbrojtjen. Ushtrisë i jepej prioritet kryesor.

Më tepër këtu flet politika për çështje ushtarake sesa ushtarakët të cilët i dinë problematikat. Ushtaraku shqiptar të dalë në publik. Ka ikur ndjenja kombëtare e patriotike. Në këtë drejtim na duhet se luftën e kemi në prag. Politika ka këtë që nuk jep atë që i takon, mbështetjen që ka kërkuar NATO. Se është folur për një batalion. Nuk e kemi. Sot kishim ditën e dëshmorëve, në varreza s’u pa asnjë ushtarak. Duhet të ishin se janë shokët e tyre”, tha ai.

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka deklaruar se sistemet kibernetike duhet të përfshihen te buxheti i “Mbrojtjes”.

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka kaluar në një reformim të thellë. 2.21% për herë të parë kemi arritur në këtë shifër buxhetin e mbrojtjes. Ne jemi në sistem të mbrojtjes kolektive. S’jemi më në atë sistem që tregoi profesori. Sistemet kibernetike duhet të përfshihen nga buxheti i mbrojtjes”, tha Mediu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular