BallinaPolitike“Nuk krijoj rivalë”- Berisha tregon çfarë do të ndodhë nëse nuk ka...

“Nuk krijoj rivalë”- Berisha tregon çfarë do të ndodhë nëse nuk ka përballë kandidatë për kryetar të PD: Anëtarët e partisë do të thirren dhe…

Sali Berisha është një nga kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike në 22 maj, këtë gjë ai e ka bërë vetë të ditur. Por nga ana tjetër deri tani nuk ka asnjë kandidat përballë tij. Por çfarë do të ndodhë në këtë rast? Ish-kryeministri ka sqaruar se rivalë nuk do të krijojë, por janë të mirëpritur të gjithë të kandidojnë.

Në emisionin “Open” në News24, ai tha se nëse nuk do të ketë kandidatë atëherë do të shkohet në referendum. Anëtarët e partisë do të thirren për të votuar nëse e duan Sali Berishën kryetar apo jo.

“Ju po konfundoni mua me Edi Ramën dhe unë nuk jam kurrë ai. Nuk krijoj kandidat rivalë. Do ketë siç ka patur gjithmonë një fushatë të vërtetë dhe një votë të lirë.

Në një vend të lirë nuk ndodh kurrë që kandidati të krijojë rivalë. Nuk ka asnjë detyre dhe nuk ka gjë më qesharake sesa ti pretendosh atij që të këtë rivalë. Atij do ti pretendosh që të ndiqen të njëjtat rregulla siç do ndiqen për ty.

Nëse nuk kandidojnë, atëherë ka referendum. Anëtaret e PD thirren për të votuar pro apo kundër Sali Berishës. E vetmja gjë që nuk mund të bëj është që unë të kem një kandidat të shtirur.

Fillimisht ishin Kadilli dhe Kulluri, nëse ata kandidateje janë të mirëpritur. Ata që e kundërshtojnë janë në konflikt të pastër interesi, sepse nuk kanë ndershmërinë e Belind Këlliçit, i cili thotë nuk hyj sepse nuk fitoj. Unë nuk mund të marr për bazë paragjykimet e të tjerëve”, tha Berisha.

Ai u shpreh se partia ka nevojë për një kryetar që nëse humb zgjedhjet të largohet dhe ti hapë rrugë  të tjerëve që mund ta cojnë forcën politike drejt fitores.

“Partia ka nevojë që kryetari që humb zgjedhjet të thotë mirupafshim. Nëse kryetari që humb zgjedhjet i thotë partisë mirupafshim ai hap shtegun për ta çuar në fitore. Mundet që edhe ai tjetri mos ta çojë në fitore, por në mënyrë të pashmangshme do vijë ai që sjell fitore”, tha ndër të tjera Berisha, duke theksuar se kandidimi i tij për kreun e PD do ta çoj drejt partinë drejt fitores.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular