BallinaAktualitet"Protokolli Leli!", te rinjte vlonjate: Skuthi Leli, me një protokoll të cunguar...

“Protokolli Leli!”, te rinjte vlonjate: Skuthi Leli, me një protokoll të cunguar e të pakuptimtë nuk njofton askënd per…

Reagim i FRPD VLore

Me një cinizëm e tendencë të shëmtuar kryetari i Bashkisë Vlorë, që nuk e njeh për kryetar as shefi i tij, skuthësisht përuron në Vlorë shtatoren e një ndër personaliteteve, figurave e patriotëve të mëdhenj të kombit shqiptar ashtu siç është figura e Hasan Prishtinës.
Skuthi Leli, me një protokoll të cunguar e të pakuptimtë nuk njofton askënd për këtë përurim të madh, e cila krenon Vlorën dhe i shtohet asaj si xhevahir i shenjtë historik. Në protokollin sipas tekave alla-Leli asnjë të ftuar, nga radhët e instancave politike, institucionale e akademike. Akti i tij prej skuthi i dha doza jo fort të pëlqyeshme atij përurimi të madh që i takon figurës së madhe të Hasan Prishtinës, duke e shpërfytyruar qytetarin e parë të Vlorës dhe ato vlera honorifike të cilat ai duhet ti mbajë në ekuilibër. Përurimi i shtatores së Hasan Prishtinës duhet të shndërrohej në një ditë të madhe simbol për Vlorën, për ta ngritur në piedestalin kombëtar këtë qytet-histori, e cila di të vlerësojë çdokënd që është bërë gur themeli për shtetin shqiptar.Por cinizmi i kryetarit Leli bën që marramendja e tij politike të uli kredencialet e eventeve të tilla madhore. Turp mbetet dhe fakti se tendenciozi Leli nuk fton dhe personalitete të cilët kanë lobuar e insistuar në bërjen dhe vendosjen e shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorë. Akoma më shumë, ky kryetar cinik e tendencioz, në postimin e tij shkruan se shtatorja është e pozicionuar përballë detit(pranë portit Vlorë).Kryetari që bën si i paditur nuk duhet të harrojë se përballë shtatores janë tenderuar qiellgërvishtësit e dhënies së portit me koncesion. Shton në postimin e tij se shtatorja e Hasan Prishtinës është krah atij të Ismail Qemal Bej Vlorës, por duhet ti kujtojmë kryetarit harraq ose ndoshta kryetarit që bën sikur nuk shikon, se projekti i tjetërsimit të sheshit të Skelës ka bërë që piramidat e dheut ta mbulojnë sheshin e shtatores së Ismail Qemalit, duke e zhvendosur qëllimshëm fokusimin ndaj asaj shtatoreje aq me vlerë për mbarë kombin shqiptar.Gjithashtu tjetërsimi i Sheshit të Skelës ka hequr shtatoren e Isa Boletinit, aq shumë i vyer për të gjithë ne. “Kryetar”, me çetën e këshilltarëve që ke e paguhen nga taksat e të gjithë vlonjatëve, mundohu të kthjellohesh dhe të ruash qetësinë që duhet të karakterizojë qytetarin e parë të qytetit. *Hasan Prishtinës, i kaluar në përjetësinë historike të kombit shqiptar, i përulemi me respektin, krenarinë e nderimin më të madh. Hasan Prishtina krenon Vlorën dhe mbarë Shqipërinë, si krah-babait të kombit shqiptar, Ismail Qemalit !
Open photo
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular