BallinaKronikePrençi kritik: Departamenti i Hetimit të Krimit, prej kohësh me këmbë në...

Prençi kritik: Departamenti i Hetimit të Krimit, prej kohësh me këmbë në frena. Paraburgimi i ri pezull për preventivin e bërë keq

sh-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, shprehet kritik nga punës së policisë së shtetit.

Në një inervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi thotë se puna e policisë ka mbetur vetëm te statistikat e fryra në favor të saj në letër ndërsa në teren asgjë.

Prençi: Treguesit e policisë prej shumë vitesh mbeten vetëm shifra në letra. Kur një lidership vazhdon të policojë në organizën e policisë prej 12 mijë anëtarësh vetëm duke fryrtë shifrat në favor të policisë ka mbaruar gjithçka. Në gjithë Shqipërinë nuk kemi goditje të krimeve të rënda.

Kemi vetëm shoqërim të drejtuesve të mjeteve që përdorin alkool dhe lëndë narkotike, ndonjë goditje të ndonjë vjedhje si ajo e Kavajës dhe nuk kemi goditje të krimeve të rënda, dhe sidmos të krimeve të vjetra pa autor. Departamenti i Hetimit të Krimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë prej kohësh ka vendosur këmbën në frena në raport me ecurinë e zbulimit të ngjarjeve me impakt në komunitet.

Duke komentuar ngjarjet fatale në ambientet e paraburgimit, Prençi thotë se kushtet atje janë më të rënda se në qelitë e burgimit.

Ai shtoi se godina e re e planifikuar për këtë qëllim ka mbetur peng edhe për 4 muaj të tjerë nga papërgjegjshmëria e institucioneve që e kanë bërë gabim preventivin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular