BallinaAktualitetDeklarata e fortë/Berisha: A ka gisht Edi Rama në atentatin ndaj ish-prokurorit...

Deklarata e fortë/Berisha: A ka gisht Edi Rama në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja?

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me dëshminë e prokurorit të shkarkuar nga vettingu Arjan Ndoja, se disponon regjistrime të kryeministrit Rama duke komunikuar me banda dhe banditë.

Berisha shkoi më larg kur hodhi dyshime se Rama mund të ketë pasur gisht në atentatin ndaj tij.

Berisha: Kërkoj një komision hetimor urgjent parlamentar për dëshminë publike të prokurorit Arjan Ndoja, i cili thotë se e kam të rëgjistruar kryeministrin duke diskutuar me banda dhe banditë. Unë jam njeriu që e kam sulmur Arjan Ndojin, por mbi të u shkrehën bateri kallashnikovi, nuk jam unë kurrë që të vriten njerëz. Por pikërisht kur ai ishte në breshëri, Edi Rama në mënyrë të çuditshme lëshonte breshëri ndaj tij, vetëm që nuk thoshte sa keq që shpëtove. Kishte gisht Edi Rama pas atij atentati, kjo do hetim. Çfarë ka pasur në tabulatet që prokurori Ndoji e denoncon me guxim, kjo do hetim. Se mbron dot njeri Edi Ramën nga këto. Nuk janë vetëm këto tabulate që kompromentojnë Edi Ramën dhe ministrat e tij, telefoni i famshëm BQ është në analizë. Do zbardhen mesazhet e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular