BallinaAktualitetShemsi Prençi: Shtëpitë e barit lulëzojnë nga Vermoshi në Konispol pa frena,...

Shemsi Prençi: Shtëpitë e barit lulëzojnë nga Vermoshi në Konispol pa frena, deputetët shpërblyen patronazhistët

Ish-zyrtari i policisë së shtetit Shemsi Prençi thotë senë Shqipëri prej më shumë se një viti lulëzojnë shtëpitë e barit.

Madje ai thotë se deputetë të mazhorancës kanë shpërblyer patronazhistët me rezultate në zgjedhje duke ju krijuar akses në këtë veprimtari.

E ndërsa po flitet për legalizim të kanabisit mjekësor, Prençi për Ora News thotë se shoqëria shqiptare është e papërgatitur.

Prençi: Ndërkohë që ministri lancon nismën për legalizimin e kultivimit të kanabisit mjekësor, urdhrat i kanë marrë të gjithë patronazhistët dhe në Shqipëri po lulëzojnë shtëpitë e barit nga Vermoshi në Konispol pa frena. Nuk ka vend në Shqipëri që sot nuk ka shtëpi bari, këtë nuk e di vetëm organizata e policisë.

Ose një pjesë e mirë e drejtuesve të policisë sipas një raporti konfidencial të SHISH pjesa më e madhe e shefave të komisariateve, drejtorë, zëvendësdrejtorë,dhe shefa seksioni të hetimit të krimit janë të implikuar. Nuk mund të bëhen shtëpitë e barit po nuk u implikua elektriçisti i lagjes, punëtori i policisë, agjenti i policisë kriminale, shefi i policisë kriminale dhe shefi i komisariatit. Kam dijeni për shkak të burimeve të mia konfidenciale brenda radhëve të policisë që në Shqipëri ka mbi 1 vit që kanë lulëzuar masivisht dimër dhe verë shtëpitë e barit.

Edhe në kohën kur kishte krizë energjitike shtëpitë e barit nuk e ndjenin krizën, e ndjenin shtëpitë në lagjet e Tiranës por jo ato. Ka të dhëna të sakta që deputetët potencialë të qeverisë kanë një grusht të caktuar të patronazhistëve me rezultate në zgjedhje që i kanë shpërblyer duke ju krijuar akses në kultivimin në shtëpitë e barit. Është masivisht në Shqipëri.

Nëse qeveria do të luftojë kultivimin e bimëve narkotike dhe të legalizojë kanabisin mjekësor duhet së pari të realizojë një Konventë Kombëtare me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve dhe faktorëve për të ndëshkuar kultivimin antiligjor të bimëve narkotike në Shqipëri, raportet periodike ndërkombëtare e kanë nxirë Shqipërinë për kultivimin, trafikimin dhe tranzitin e drogave të forta.

Unë them që shoqëria shqiptare është e pambrojtur dhe e papërgatitur në pikëmpanje të kulturës për përdorimin e drogave të lehta. Kur të legalizohet do përballemi me fenomenin e dhunës në familje ku fëmija do ti fusë thikën prindërve për ti dhënë paratë për të blerë drogë. Kjo është këmbanë alarmi për një plagë shumë të rëndë nesër.

Aksidentet e fundit ngritën në këmbë policinë, por sipas tij kjo nuk zgjidhet me fushata, për më tepër që mbeten selektive.

Prençi: Çdo ditë raporton policia heqje patentash, ndëshkim për shpejtësi. Konstatoj me keqardhje që gjithë policia duke filluar nga sektori i qarkullimit rrugor deri te patrulla Shqiponja nuk merren në mënyrë kategorike me të droguarit dhe ata që përdorin alkool, nuk merren me djem deputetësh dhe ministrash, merren me fshatarë që shesin lakra në trotuar dhe adoleshentë që nuk kanë kartë identiteti pas orës 12. Në shumë lagje të Tiranës është një skandal tjetër më i madh. Lokalet me muzikë në ekstrem nga e premtja në të dielë, është një tmerr i paparë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular