BallinaKryesoreÇfarë po ndodh në selinë e PS-së? Kryeministri dhe ministri i Drejtësisë...

Çfarë po ndodh në selinë e PS-së? Kryeministri dhe ministri i Drejtësisë njoftojnë për konferencën e papritur

Kreu i qeverisë,  Edi Rama dhe ministri Ulsi Manja do të zhvillojnë ditën e nesërme një konferencë për mediat. Konferenca do të mbahet në orën 10:00 sipas njoftimit.

Nesër në 10.00 Kryetari Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat, së bashku me Ministrin Ulsi Manja, nga selia e PS”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga selia rozë.

Ende nuk dihet se cila do të jetë tematika që do të flitet, ndërsa duket se është zhvillim i rëndësishëm. Kryeministri Edi Rama vjen nga Brukseli, ndërsa Manja do të lërë Kuvendin pikërisht për konferencën.

Ministri i Drejtësisë është parashikuar që të ketë një seancë dëgjimore pikërisht në orën 10:00 në Komisionin e Ligjeve për kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm. Por për shkak të konferencës së selinë e PS, duket se ministri do të shtyjë paraqitjen e tij në seancën dëgjimore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular