BallinaKryesore“Po të mos ngresh kokën përplasesh me ndonjë pallat” – Bogdani: Tirana...

“Po të mos ngresh kokën përplasesh me ndonjë pallat” – Bogdani: Tirana e 2022 e pabanueshme

Ish-deputeti i PD-së Gert Bogdani tha sot në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” se Tirana është kthyer në një vend të pabanueshëm me një sërë problemesh duke nisur nga ndotja e deri te mungesa e ujit të pijshëm.

Bogdani theksoi se propaganda është diçka plotësisht ndryshe nga realiteti, dhe se në 7 vitet e fundit janë dhënë masivisht leje ndërtimi duke betonizuar kështu çdo hapësirë të qytetit.

Gert Bogdani: Ka mbetur shumë pak nga rruga e vjetër e Bogdanëve, sot nuk gjen më asgjë nga ato të vjetrat. Çdo lagje është ndryshuar dhe janë ndërtuar pallate. Në dy vite vetëm Veliaj ka dhënë më shumë leje ndërtimi se shumë kryebashkiakë bashkë. Humbja e trashëgëmisë është fatkeqësia e 7 viteve të fundit. Edhe po të ecësh në qytet po të mos ngresh kokën përplasesh me ndonjë pallat.

Nuk jam kundër zhvillimit, por pallatet duhen bërë me plan. Është mbuluar Kulla e Sahatit me këto ndërtesa, e ka bërë orë muri. Në këtë sens, të gjitha ndërtimet e reja sjellin probleme në jetën e përditshme, që nga trafiku e deri te mungesa e ujit. Tirana ka më pak se 2 metra katrorë për fryëmë. Ne nuk kemi gjërat më bazike në këtë qytet krahasuar me europianët.

Se si shitet propaganda është tjetër gje nga realiteti, Tirana nuk ka ujë 24 orë. Tirana e 2022, qendra në pamje të parë është më e pastër por nëse ec në zonat ku banojnë qytetarët kazanët e plehrave janë plot. Vërtet shpenzohen miliona euro për pastrimin, bizneset paguajnë në mënyrë të frikshme taksat por shërbimi nuk bëhet. Pastrimi efikas duhet bërë gjatë natës.

Jannë para që hidhen dhe nuk menaxhohen mirë, në këtë rast Tirana dështon. Nuk është çështje estetike por shëndeti. Për mua nuk është ‘Lali Eri’, për tiransit lali është diçka e rëndësishme, është ai që i bën gjërat më mirë. Ky njeri i ka bërë gjërat më keq, makiazhi i qendrës e ka bërë më atraktiv qytetin por jo për banorët.

6 milionë euro nga rezervat e shtetit që janë për raste emergjente për koncerte, pra rrush e kumbulla, nuk administrohet kështu qyteti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular